Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët ruso-serbe, Bars -2021 që ka bashkuar pilotë të të dyja vendeve. Në stërvitje janë përdorur avionë të tipit Mig-29 dhe helikopterë Mi-8 dhe Mi-35.

“Në kursin e stërvitjes, personeli i të dyja vendeve do të praktikojë manovrën luftarake dhe një duel në skuadrilje avionësh, gjuajtës Mig-29 kundër shënjestrave me shpejtësi të ulët, operacione sulmi ajror dhe evakuiim i personelit në nevojë, manovra aerobatike, dislokim luftarak dhe të tjera detyra të projektuara ku përdoren helikopterët Mi-8 dhe Mi-35”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në stërvitje do të marrin pjesë 10 avionë serbë dhe trupa nga aeroportet ushtarake të Batajnicës dhe Ladevcit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *