Shkruar nga poeti turk me origjinë shqiptare, Akif Mehmet Pejani. E pavarura MekuliPress ju sjellë pjesë nga balada epike, shkruar për Luftën Ballkanike që rrezikonte kombin shqiptar:

Në zi-tre milionë njerëz, nga tri koka pa tru!
Baba!, çou ti nga varri! E sheh ç’po ndodh këtu?
Asnjë i gjallë s’dha ndihmë, çoi ti, baba,

Po digjet Shqipëria! Kjo djegie është hata!

O komb përjetë i shtypur, ke ti Pavarësi?
Po dridhem! – Trojet shqipe po çthurren pa kufi!
Rrënjët që prapë t’i prenë, Pavarësi, ku i ke?
Ka diku zot, këtij populli t’ia flakë lakun përdhe?!
O shqipe – Shqipëri, a sheh shpëtim nga sytë?
Ku i ka bijtë ky komb, botën ta kthejë përmbys!
O popull që jep shpirt, zgjohu, ka dhe një agim!
Kambanat që gjëmojnë a kanë për ty kumbim?
Hap sytë! Arab e turk nuk janë për ty më sot!
Mbaj vesh ç’thotë profeti, hyjnori lavdiplot!
ME JU SHQIPTARËT SOT, HABITEM SI ASKURRË, –
KJO ÇORBË POLITIKE, GJYKIM ME KATRAHURË?
Shporreni hajnin tinzar, që e mbani për kryetar!
Ah, po shumica juaj nuk sheh ku shkel më parë!
Dëgjomëni pak mua, që jam shqiptar vërtetë. . .
Ç’të them më shumë, Atdheun kur sheh të prerë, të shkretë?
Lexo po ashtu:  Ndahet Çmimi Nobel për Fizikë, fitojnë 3 teoricienët e mistereve të pazgjidhura të universit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *