Ndërsa Europa po pret me padurim vaksinën teksa po preket nga e ashtuquajtura ‘Vala e dytë Covid’, një lajm jo optimist vjen nga OBSH-ja, sipas së cilës koronavirusi ka ardhur për të qëndruar mes nesh.

Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se “Ky virus nuk do të zhduket. Ai ka ardhur këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin”.

Sipas tij, edhe “kur të kemi në dispozicion vaksinën, nuk do të thotë se ka ardhur fundi i virusit vrastar. Do të kemi një mjet më tepër për ta luftuar por vetëm kaq. Në thelb, tani e tutje ne duhet të menaxhojmë jetën tonë në mënyrë që të parandalojmë që ky virus të na infektojë”.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar e ka konfirmuar veten si vendi evropian me numrin më të lartë të viktimave kurse Amerika e Jugut është kontinenti më i prekur nga Covid-19.

33.8% e mbi një milion viktimave të deritanishme (dhe 33.27% e rasteve totale) janë regjistruar në Amerikën Latine, ku ka pesë vende midis dhjetë më të infektuarve në botë- Brazili, Kolumbia, Peruja, Meksika dhe Argjentina. Në total në jugun e Amerikës ka 338.611 vdekje dhe 9.2 milion raste të konfirmuara.

Lexo po ashtu:  Ekskluzive: Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *