Platforma Artmotion e ka dënuar gjuhën e komentatorit Andin Lokaj gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter.

Në reagimin e Artmotion thuhet se gjuha e përdorur nga komentatori i ndeshjes ishte e pavend dhe joprofesionale.

Ndaj këtij njeriu është inciuar procedurë disiplinore.

Reagimi i plotë nga Artmotion:

ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.

Lexo po ashtu:  MARRE! Shqipëria rrezikon pjesëmarrjen në Eurovision, Jonida Maliqi kopjoi videon e këngës “Ktheju tokës”