Beyonce performoi në hapjen e ceremonisë përkujtimore në nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna.

Në ceremoninë që u mbajt në Staples Center në Los Angeles këngëtarja filloi të performojë këngën “XO”, ndërsa më pas iu drejtua turmës.

“Unë jam këtu sepse e dua Kobe dhe kjo ishte një nga këngët e tij të preferuara. Kështu që unë dua ta filloj, por dua që ne t’i këndojmë së bashku. Unë dua që ta këndoni atë me zë të lartë, që të dëgjohet dashuria”, tha Beyonce.

Pas kësaj, ajo performoi një interpretim emocional të “Halo” e shoqëruar nga një orkester dhe kor i veshur tërësisht në të bardha.

Lexo po ashtu:  Jada dhe Will konfirmojnë ndarjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *