Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit.

Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen’ e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.

E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.

Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj’ a liri.
Se s’ka m’e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!

  • Mihal Grameno  /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ata që të urrejnë, janë admiruesit e tu sekretë, që nuk mund ta kuptojnë pse të duan aq shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *