Së paku gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në natën e parë të “Beer Festit”, që ka nisur mbrëm edicionin e nëntë.

Këngëtari nga Shqipëria Alban Skënderaj, ishte duke performuar dhe në atë moment ndaloj këndimin e tij duke ju bërë thirrje që të ndalën.

Dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin e tyre në Stacion Policor.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontrollë”, ka thënë zyra për media në Policinë e Kosovës.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion 6 persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, është thënë më tej.

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj, ka qenë duke kënduar para masës së mbledhur në parkingun e Pallatit të Rinisë, kur ka ndodhur përleshja. Ai është ndalur për rreth 5 minuta, derisa është kthyer me muzikë pasi zyrtarët policorë dhe pjesëtarët e sigurimit privat kanë marrë personat që ishin të përfshirë në përleshje.

Lexo po ashtu:  Foshnja humb jetën pas ritualit ortodoks të pagëzimit

Ndërkohë ka reaguar edhe faqja zyrtare e “Beerfestit” në Facebook. Në njoftim thuhet se “Neve si organizator na vjen keq për një incident që ndodhi mes 4-5 personave të pandërgjegjshëm, e i cili u lokalizua shumë shpejtë nga sigurimi dhe Policia e Kosovës. Festivali vazhdoi rrjedhën e vet pa pengesa tjera deri në kohën e paraparë sipas lejes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *