Zbardhet budallakia e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, Erald Gjini (me mbiemër të ndryshuar) si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Mësohet se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatasi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike.

Në vendin e ngjarjes u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli. Pas rrahjes së dhunshme fizike, më pas u përdorën armët e zjarrit. Të shtënat rezultuan fatale për 39-vjeçarin, Armando Baboçi i cili ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit teksa ndodhej në duart e mjekëve. Ai kishte marrë plumba në organet jetësore dhe nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjakderdhjes. Djali i tij, Erald Gjini mbeti i plagosur, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo po ashtu:  Sondazhi: 74 për qind e shqiptarëve duan Bashkimin e shqiptarëve në Një shtet; krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në spital ka mbërritur i plagosur edhe Henri Tatasi, i cili ka qenë me grupin që u konfliktua me babë e bir.

Dyshohet se me armë zjarri ka qëlluar Klodjan Daci, 20 vjeç. Ai u arrestua së bashku me Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi, të moshës përkatësisht 23 vjeç dhe 20 vjeç.

Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *