Disa qen që u kishin mbetur vetëm kockat janë adoptuar së fundmi nga mbreti i Tajlandës.
15 kafshët e gjora jetonin të braktisur në një shtëpi në Pathum Thani, Tajlanda qendrore pasi pronari i kishte lënë disa javë më parë.
Duke mos pasur askënd që të kujdes për ta, ata nuk u ushqyen siç duhej dhe për këtë arsye kanë humbur aq shumë peshë sa mund t’u shohësh kockat.
Pas disa javësh në kushte mbijetese disa grupe vullnetarësh i gjetën qentë e braktisur dhe u kujdesën që t’u jepnin ujë dhe ushqim.
Tashmë ata kanë shpëtuar një herë e mirë pasi janë adoptuar nga mbreti i vendit.
Të afërmit e pronarit që jetonin aty pranë thanë që ferma prej vitesh ishte përdorur për shtimin e qenve, por i zoti e mbylli për shkak të probleme financiare dhe i braktisi kafshët pa parë mbrapa. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”



