Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve…

Enver Robelli

– Me i leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
– Me e pranu një “republikë serbe” brenda Kosovës
– Me i pranu targat serbe të automjeteve dhe me u dakordu që shtetasit e Kosovës nuk guxojnë me tregu as targa, as dokumente të Kosovës në kufi me Serbinë
– Me ia falë kishës serbe disa hektarë tokë
– Me e pranu eksterritorialitetin e kishës serbe në Kosovë
– Mos me folë për krimet e luftës të Serbisë
– Mos me folë për të zhdukunit
– Mos me kërku dënimin e kriminelëve serbë të luftës
– Mos me kërku vendosjen e një pllake përkujtimore në Batajnicë ku u gjetën gati 1000 kufoma viktimash civile të Kosovës
– Mos me përmend kamionin me plot kufoma shqiptarësh të hedhur në Danub
– Mos me nervozu Vuçiqin
– Me pranu “Ballkanin e hapur” për interesa të Serbisë
– Mos me kërku anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare
– Mos me kërku liberalizimin e vizave për kosovarë dhe me lavdëru BE-në që ia ka heq vizat Serbisë si shpërblim për katër luftëra të ndezura në Ballkan, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë
– Dhe krejt në fund: kosovarët me i kërku falje ambasadorëve që janë të lirë dhe të gjallë
– Kur i pranon krejt këto, atëherë mundesh edhe me vjedh vendin dhe asgjë nuk ka me të ndodhë (siç e ka tregu historia…)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *