Memorie.al publikon raportin sekret të Sigurimit të Shtetit i realizuar nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtoria e V-të) i cili mban datën 15 maj 1972, ku agjentët e shërbimit të fshehtë survejuan, përgjuan dhe incizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu, gjatë periudhës trejavore që ai qëndroi në Shqipëri.

Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun është si më poshtë:

“Dikur koleksionoja pulla poste. Isha i apasionuar. Prej tyre mësova gjeografinë, historinë. Kisha kuriozitet të mësoja mbi shtete të ndryshme. Por, edhe ishin shumë të bukura. Më pas hoqa dorë, nuk më ngjallnin më interes. Ndërkaq studiova për grafikë, u diplomova në Akademinë e Arteve dhe vijova punën time, fokusuar te grafika, por jam marrë edhe me pikturë e qeramikë. Dikush më tregoi për konkursin e hapur nga Posta Shqiptare dhe unë mora pjesë, fitova dhe kështu nisi ky rrugëtim. Ishte si një rikthim te pasioni i dikurshëm, por në një tjetër formë”, tregon Petraq Papa, që sot është zëvendësdekan në Fakultetin e Arteve Pamore.

Ai nuk di të thotë se sa është numri i pullave që ka realizuar, por e kujton atë të parën, një pullë me katër pamje mbi gjetjet më të reja arkeologjike. Ka preferuar të cekë tema nga më të ndryshmet, por edhe të përzgjedhë. Madje, ai ka realizuar imazhin e pullave të emetuara me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri, në vitin 2014. Asokohe ishte “Papa që bëri Papën”. Përtej kënaqësisë që i jep puna, ajo vepër arti në miniaturë shërben për të lidhur njerëzit dhe kjo është një vlerë e shtuar.

Lexo po ashtu:  BE do të ndalojë serialet britanike në mbrojte të ‘diversitetit kulturor evropian’

Por, një sfidë më vete janë monedhat dhe kartëmonedhat. E nisi me numizmatikën dhe falë një ftese të 10 viteve më parë, provoi edhe kartëmonedhat. Me siguri e keni parasysh kartëmonedhën dy mijë lekëshe, atë ngjyrë violë, që ka për imazh portretin e Gentit, mbretit ilir. Ndryshe nga imazhi i çdo figure tjetër, ai i Gentit nuk ishte edhe aq i thjeshtë për t’u realizuar.

“Realizimi i një imazhi shoqërohet gjithnjë nga një studim paraprak. Skicimi është momenti i fundit. Nuk skicoj çfarë më vjen në mendje. Mund të mendoj shumë gjatë për të, i skicoj në kokë. Janë lexime, konsultime me studiues, historianë, arkeologë… Në rastin e Gentit nuk ishte aq e thjeshtë, pasi nuk ekziston një imazh i tij. Ndaj më duhej të studioja periudhën, mënyrën se si vishej sëra e tij, si e mbanin kapelën. Një punë që zgjati 2-3 muaj. Në ndihmë më erdhi vetëm një kopje e një monedhe shumë të vogël bronzi, që quhet mulazh, e cila, e gërryer nga koha, jepte vetëm një siluetë të zbehtë të tij. Por unë e imagjinova dhe ndërtova një imazh dhe u pëlqye”.

Petraq Papa na zbulon ca “sekrete” mbi imazhet e kartëmonedhave. Është një komision në Bankën e Shqipërisë, që merr vendimin për hedhjen në qarkullim të një monedhe apo kartëmonedhe me një vlerë të caktuar, përcakton imazhin, madje edhe ngjyrën. Për këto të fundit, sipas tij, është preferuar t’i qasen euros. Pas dy mijë lekëshit, Petraq Papa ka fituar konkursin e një tjetër prerjeje, kësaj here më të madhe. Bëhet fjalë për atë me vlerë 10 mijë lekë dhe që pritet të hidhet në qarkullim.

Lexo po ashtu:  Balerina rebele e Shqipërisë që sfidoi ruset në mes të Moskës

“Tashmë mund ta them, nuk është më sekret. Dhjetë mijë lekëshi do të dalë me imazhin e Asdrenit. Kishte kohë që diskutohej dalja e kësaj prerjeje dhe u rikthye sërish si ide dhe u zgjodh imazhi i poetit. Po ashtu kam mësuar se shumë shpejt do të hidhet në qarkullim gjithë seria e kartëmonedhave, e rifreskuar. Janë të njëjtët personazhe, por disi më e moderuar. Duke qenë se janë krijuar në periudha të ndryshme, kishte një lloj papërputhshmërie, kurse tani ato dalin më të unifikuara në prerje, dizajn”, thotë ai.

Ndoshta për shumicën e njerëzve nuk ka rëndësi se çfarë imazhesh ka leku, mjaft që t’i hyjë në punë, por Papa thotë se e ka një lidhje psikologjike me ngjyrën apo imazhin e tij. Ndaj dhe ai kujdeset që gjithçka të jetë e menduar deri në detaje, të dukshëm dhe të padukshëm. Në gjithë morinë e kartëmonedhave, vlerëson shilingën austriake, që për të ishte një perlë, lirën, dhrahminë, mbushur me elementë të kulturës dhe historisë së vendeve të ndryshme. Sa i takon kartëmonedhave të para ’90-ës, Papa thotë se “pavarësisht elementeve ideologjikë, patetizmave me kallëza gruri, aksioniste, traktorë, ka pasur edhe kartëmonedha të mira, si 10-lekëshi apo 50-lekëshi.

Lexo po ashtu:  Cila është formula që një këngë të jetë shumë e suksesshme?

Por, pavarësisht propagandës, më pëlqenin se kishin unicitet dhe kualiteti i printimit ka qenë shumë i mirë. Deri sa mbanim marrëdhënie të mira me Kinën, ato prodhoheshin atje. Deri në vitet ’90 shtypeshin edhe këtu”.

Mes kartëmonedhave e pullave të postës ka edhe nga ato që nuk janë shpallur fituese, megjithatë ai i trajton si vepra arti dhe ndonjë ditë do t’i ekspozojë. Sidomos pullat e postës, do t’i mbledhë në një ekspozitë dedikuar studentëve. “Dua të bëj një ekspozitë shumë të mirë. Qëllimi im nuk është që të vlerësohet puna ime, por që ata të shohim se ka edhe një tjetër mundësi ku ata të mund të provojnë… Nuk merren fare me filateli dhe do të ishte mirë të drejtoheshin edhe aty, të merrnin pjesë nëpër konkurse. Duket sikur janë vetëm dy emra që i kanë marrë në dorë… Por nuk ka vetëm çmime të para. Nxitja nuk mungon”.

Ndër mjeshtrit e dizenjimit të pullave, për elegancën, linjën, ai vlerëson piktorin Naxhi Bakalli, mësuesin e tij, por shpreson shumë edhe te studentët, te ata që do të jenë edhe trashëgimtarët e “zanatit”. /“Sekrete mjeshtërie – ”Ministria e Kulturës e Shqipërisë /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *