Koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë globale mund të ketë qenë prezent në Itali që në muajin nëntor. Kreu i Institutit Kërkimor Farmakologjik “Mario Negri”, dr. Giuseppe Repuzzi ka deklaruar në një prononcim për National Public Radio se ka raportime nga patologë se në Lombardi ishin vënë re raste të çuditshme pnumonie te njerëz të moshuar.

Dëgjoj tani nga patologë që kujtojnë se kishin vënë re raste të një pneumonie të çuditshme, shumë të rëndë, sidomos në të moshuar, në dhjetor dhe madje edhe në muajin nëntor. Kjo do të thotë se virusi po qarkullonte të paktën në rajonin e Lombardisë, dhe përpara sesa të njiheshim me shpërthimin në Kinë, citohet ai.

Nëse ky supozim është i vërtetë atëherë, nga nëntori apo dhjetori deri në 21 shkurt kur shpërtheu epidemia në Itali, rezulton se janë dy muaj në mes të infeksionit dhe se tani thjesht mblidhen pasojat e raportuara të një embrioni të padukshëm. Mund të imagjinojmë se çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë.

Lexo po ashtu:  Dyshohet edhe për një tjetër polic të plagosur në aksionin në Veri

Dhe ky supozim ngre pikëpyetje të mëdha mbi hartën e pandemisë, ashtu siç është paraqitur deri më tani. Kina po lufton stigmën e SHBA, presidenti i së cilës, Trump, e quan CoVid 19, si virusi kinez, ndërkohë që nga Kina vijnë akuza se virusi u çua në Wuhan nga ushtarakë amerikanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *