Rita Ora mund t’i bëjë të gjitha!

Këngëtarja e “Girls” ka marrë gjithë vëmendjen kur në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris ka sfiluar në pasarelën e Miu Miu.

“Vajza juaj sfiloi sot. Është një nder i jashtëzakonshëm të sfiloj për ty #MucciaPrada @MiuMiu. Është fanatastike të punosh me një ekip fantastik – dhe pa dyshim se të gjitha vajzat më ndihmuan. Falemnderit”, ka shkruar Ora në Instagram.

Modelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid kanë sfiluar gjithashtu për Miu Miu, derisa kanë bërë edhe një selfie me Orën në prapaskenë.

Të ulur në radhë të parë duke e parë Rita Orën – e cila edhe më parë kishte sfiluar për Moschino dhe DKNY, dhe kishte performuar gjatë sfilatës së Victoria’s Secret – ishin Lucy Hale, Maggie Rogers, Victoria Pedretti dhe shumë yje të tjerë.

Lexo po ashtu:  I riu shqiptar ngre në këmbë jurinë dhe publikun, kualifikohet në “The Voice” Francë (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *