Emisioni “Gjurmë shqiptare” sjell rrëfime tronditësve të shqiptarëve të mbijetuar në Çamëri, shkruan MekuliPress.

Shumë shtëpi në Çamëri janë të boshta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara kur aty jetonin  shqiptarët. Në një pjesë, pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhdukë plotësisht.

“Trupat e Napolon Zervës u derdhën mbi zonën e Çamërisë. Krimet ishin të përbindshme, aq sa është e vështirë t’i përshkruash. Padyshim më mirë se kushdo këtë mund ta bëjnë vetëm ata që  panë e prekën me sytë e duart e tyre në mënyrë të drejtpërdrejte të gjitha këto barbari. Ndaj si kurrë me parë historinë, faktet, të dhënat, emocionet që mbajnë përbrenda do ti tregojnë ata vetë, të mbijetuarit e masakrave të tmerrshme në Çamëri”, njofton Marin Mema.

“Edhe e morën nënën time edhe e torturuan me shufra hekuri”, tregon e mashura.

“Kuptoni vete se çfarë mund të kenë bërë ata aty, në atë shtëpinë me gratë edhe vajzat, me gratë e reja dhe vajzat…”,  tregon Nexhat Mergjyshi

Lexo po ashtu:  Mbajeni Lulin, s’e japim armatimin – ngjarje interesante e Shaban Jasharit

“Tetë veta kanë vdekur nga shtëpia jonë, jo nga fisi…”, rrëfehet një tjetër e moshuar.

“Edhe ngarkuam rrobat, edhe ne fëmijëve na vunë në samar. Kupton  që arritëm”, shprehet një tjetër e moshuar.

“Ndoshta kanë punuar që të bëheshim grek, ne nuk ndërruam dot fenë, nuk ndërruam dot traditat tona shqiptare e ku ta di unë”, tha Nexhat Mergjyshi.

Këto histori i tregojnë të mbijetuarit e 1944-ës. Për më shumë, shikojeni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema, edhe me titra në anglisht, “Dëshmitë e gjalla të Çamërisë”. /TCH/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *