Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar përfundimin e angazhimit ushtrarak në Irak. Në këtë kuadër nuk do të ketë lëvizje të mëdha trupash, por do të ketë rishikim të rolit të tyre në terren.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vendimi vjen pak muaj pas një takimi të presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit iraken, Mustafa al-Kadhimi prej nga ku u njoftua se pas datës 31 dhjetor 2021, në Irak nuk do të ketë më trupa ushtarake amerikane me detyrë luftarake.
Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA është marrë për të lehtësuar presionin mbi qeverinë irakene nga milicia filoiraniane PMF që kundërshton praninë e SHBA në vend.

Ndryshimi është në praktikë pa efekte logjistike, por simbolikisht ai ka rëndësi sepse i jep fund një angazhimi, bilanci i të cilit vetëm pozitiv nuk është.




