Ditëne djeshme Lvizja VETËVENDOSJE, Qendra në Shqipëri u ka drejtuar një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvend, ‘Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.’

Mbasditen e sotme i ftuar në Abc News, Boiken Abazi foli për rezolutën për njohjen e gjenocidit të Serbisë, padrejtësinë e krijuar nga Gjykata Speciale, deklaratat kërcënuese të presidentit të Serbisë. Vuçic para dy ditësh hoqi një paralele midis Kosovës dhe Nagorno-Karabak, ku e cilësoi si konflikt të ngrirë, i cili mund të shpërthejë në konflikt nga momenti në moment. Abazi u shpreh i shqetësuar për këto deklarata, por më shqetësuese thotë ai ishte deklarata e mbrëmshme e kryeminstrit Rama.

Kujtojmë se Rama mbrëmë në Open e kaloi pa shumë rëndësi një deklaratë të tillë lufte duke e justifikuar si “ushqim” për konsum për politikën e brendshme në Serbi, dhe pa aspak rëndësi për Kosovën dhe Shqipërinë.

Abazi përshëndeti mbështetjen e Mimi Kodhelit për rezolutën e propozuar nga LVV në Shqipëri, dhe bëri thirrje që ajo të miratohet në Kuvend, pasi është një veprim i vonuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *