Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Është botuar pak më parë në e-Albania lista e gjatë e aktiviteteve që do të lejohen të rifillojnë punën që prej të hënës së javës së ardhshme nga ora 05:30 deri në 17:30.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Njoftimi u dha dje nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili theksoi se të gjitha bizneset që do të rihapen duhet të aplikojnë masa strikte sigurie për punonjësit e tyre. Lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte. Kështu do të lejohet tregtia veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, etj.

Gjithashtu do të lejohet edhe aktiviteti i hoteleve dhe strukturave të tjera të ngjashme. Do të vijojnë të qendrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.

Kliko për të parë listën e plotë

Lexo po ashtu:  Politico: Bisedime të fshehta mes SHBA-së dhe opozitës në Ukrainë

https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *