Pas një trajnimi të shpejtë prej tri ditësh, princeshë Sofia e Suedisë iu bashkua radhëve të ekipeve mjekësore suedeze, në krizë të plotë shëndetësore në lidhje me koronavirusin e ri, njofton Oborri Mbretëror, përcjell MekuliPress.com

Prej ditës së enjte, princesha 35-vjeçare është asistente vullnetare e personelit shëndetësor në Spitalin “Sophiahemmet” në Stokholm.

“Si presidente nderi e “Sophiahemmet”-it, ajo dëshiron të ndihmojë në këtë krizë në Suedi”, tha Margareta Thorgren, zëdhënëse e Oborrit Mbretëror.

Princeshë Sofia i është bashkuar familjes mbretërore pasi u martua me Princin Carl Philip, në vitin 2015.

Suedia ka zgjedhur një qasje origjinale ndaj COVID-19 duke mos e kufizuar popullsinë e saj.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për përgjegjësi qytetare, distancim shoqëror, zbatim të rreptë të rregullave të higjenës, izolim në rast simptomash.

Ndër masat më të rrepta të marra deri tani janë ndalimi i tubimeve të më shumë se 50 personave dhe ai i vizitave në azilet e pleqve.

Sot, mbretëria skandinave regjistroi 13 226 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 1 400 vdekje.

Lexo po ashtu:  "𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵 𝗺𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗻". 𝗣𝘀𝗲 𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝘂𝗱𝗮𝗹𝗹𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝐭𝐞̈ 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝗩𝗲̈𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 "𝗱𝗲𝗯𝗮𝘁𝗲𝘁" 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈

Solidariteti i Mbretëreshës suedeze percjellet me pompë nga media dhe vlerësohet lartë nga analistët dhe opinionistët suedezë, packa solidariteti i mërgimtarëve dhe ai i Qeverisë së Kosovës, për ta përgjysmuar rrogën për ndihmë shëndetësisë në luftë kundër pendamisë, mbetet e heshtur, nuk flitet e nuk reklamohet e nuk diskutohet nga mediat shqipe, shkruan MekuliPress.com

Gazetaria shqipe më shumë rrogtare e mafisë, kurvnisë dhe e prostitucionit politik se sa e demokracisë dhe e shoqnisë. PIKË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com