Shtohet lista e radiove në mbarë botën që morën vendimin e vështirë për të mos transmetuar muzikën e Michael Jackson, në vazhdën e skandalit të abuzimit seksual që ka shpërthyer pas shfaqjes së dokumentarit “Leaving Neverland”

Dhjetra e stacione radiofonike në Australi, Kanada dhe Zelandën e Re deklaruan se nuk do të luajnë këngët e të ashtuquajturit “Mbretit të Pop-it”, në respekt të ndjenjave të audiencës. “Nova Entertainment” e Sidneit iu shtua të enjten listës së gjatë të radiove i bënë jehonë zemërimit të opinionit publik.

“Ne nuk do të gjykojmë nëse Jackson është fajtor për pedofilinë. Por është përgjegjësia jonë të sigurojmë që stacionet radiofonike të luajnë muzikën që njerëzit duan të dëgjojnë”- tha drejtori i MediaËorks, Leon Rat në Magic FM të Zelandës së Re. Sipas tij, vendimi i marrë reflekton “pikëpamjet dhe preferencat e dëgjuesve”.

Vendimi i stacioneve për të mos transmetuar më këngët e Michael Xheksonit padyshim e dëmton më tej brandin e tij  dhe mund të çojë në një humbje të konsiderueshme të ta ardhurave. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dëgjuesit në platformat digjitale do të refuzojnë  këngëtarin. “The Essential Michael Jackson” vazhdon të jetë albumi i 65-të më i shkarkuar në Australi.

Lexo po ashtu:  Vasfije Krasniqi Goodman: Drejtësia ka dështuar në rastin tim

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *