Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Rusia mund të jetë duke kryer operacione sekrete në Austri. Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës Austria është kthyer në “një aeroplanmbajtëse të aktiviteteve sekrete ruse”. Financial Times i referohet  për shkrimin një oficeri të inteligjencës evropiane, si dhe një diplomati evropian.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas shkrimit, agjencia austriake e inteligjencës, zyra për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftën kundër terrorizmit, konsiderohet aq jo e besueshme sa është pezulluar përkohësisht nga shumica e aktiviteteve të inteligjencës në nivel evropian.

Sipas një burimi në Financial Times, Ministria austriake e Mbrojtjes është “departamenti praktik i GRU (Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse)”.

Tetë zyrtarë të inteligjencës europiane, të cilët janë ende në shërbim, i thanë Financial Times se operacionet sekrete ruse në Europë janë shtrirë me një shpejtësi aq të madhe saqë kundërspiunazhi nuk ia ka dalë t’ua ndjekë ritmin.

Lexo po ashtu:  Kusari-Lila kritikon kryeministrin Hoti

Shumë vende europiane mbështeten ende te inteligjenca amerikane dhe ajo britanike për shkak të mungesës së resurseve .

Një numër i madh dëbimesh të kryera gjatë muajve të fundit tregojnë përmasën e këtij problemi. Tre vende baltike dhe Bullgaria njoftuan se kanë dëbuar 20 agjentë rusë. Polonia nga ana e saj ka shpallur non grata 45 diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë përdorur si mbulim aktivitetin diplomatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *