Shkencëtarët kanë zbuluar që nëse gratë punojnë në një klimë me temperatura të larta në zyrë, truri i tyre mund të punojë më mirë. Ndërsa, Burrat nga ana tjetër truri i tyre mund të funksionojë më mirë kur ambienti i zyrë rezulton me temperature të ulëta, sipas një studimi të botuar në gazetën Plos One.

Studimi, i kryer në Gjermani, testoi aftësinë e 500 burrave dhe grave për të kryer një sërë detyrash në temperatura të ndryshme. Në temperatura më të larta, gratë mësojnë më mirë matematikën dhe punë verbale, ndërsa e kundërta është e vërtetë për meshkujt.

Për gratë, rritja e performancës gjatë punës në temperatura të ngrohta ishte “dukshëm më e madhe” sesa rënia e performancës mashkullore. “Rezultatet tona sugjerojnë se vendet e punës me përzierje të ndryshme gjinore mund të jenë në gjendje për të rritur produktivitetin duke vendosur termostatin më të lartë se standardet e tanishme,” sipas studimit.

Hapësirë e sponsorizuar

Ky zbulim rezulton keq për gratë pasi duhet të mbajnë veshur shtresa shtesë si: pulovrat, çorapet, madje edhe batanijet, në mënyrë që të ngrohen në zyrat e tyre. Dhe ndoshta kjo shpjegon pse burrat që veshin kostume dhe kravatë janë më të predispozuar për të qenë në një zyrë me temperatura të ulëta.

Lexo po ashtu:  Ajo ishte 22 vjeçe, ai 42 - Ajo e deshi deri në dhimbje - Ai e tradhtoi deri në përjetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com