Festivali në RTSH shënoi regres në edicionin e 60-të. Kështu shprehet kompozitori Miron Kotani, i cili dhe më parë, ka pasur kritika rreth zhvillimit të tij. Sipas Kotanit, festivali nuk solli gjë të re.

“Ky festival nga ana e krijimtarisë shënoi vetëm numrin e radhës në koifiçentin e festivalit, por nuk solli asgjë të re në krijimtari. Madje, për mendimin tim, ka bërë regres krahasuar me festivalet, sidomos ashtu si e prisnim ne edicionin e 60-të, që të ishin markat më të njohura të krijimtarisë dhe interpretimit”, – thotë kompozitori.

Sipas tij, shumë këngë pjesëmarrëse që ishin në edicionin e 60-të, nuk duhet të ishin në festival.

“Festivali si tallava, një mish mash stilesh që janë jashtë traditës sonë muzikore të festivalit. Ka shumë këngë, që nuk duhet të ishin në festival” – vërren ai.

Për kompozitorin Miron Kotani, Festivali i Këngës në RTSH ishte shtëpia e fundit, ku ruhej tradita. Por sipas tij, prej vitesh stile për të qenë në modë e kanë deformuar këngën tonë profesionale.

Lexo po ashtu:  DHUNA NDAJ GAZETARËVE NUK PO NDALON/ Ky është personi që dyshohet se e rrahu keq kryeredaktorin e RTK Live, Altin Ahmeti

“Për shembull, këngë si “Me tana”, apo këngë të tipit alla BBF, një gjellë stilesh gjoja për të qenë në “modë” kanë deformuar prej vitesh këngën tonë profesionale. Tani edhe ky festival nuk i shpëtoi kësaj inercie, që siç thashë, me tendencën drejt “Eurosongut”, ka deformuar festivalin e traditës.

Për shembull, këngët e Alban Ramosajt, apo Ronela Hajati, etj., si stil nuk mund të qëndrojnë në festival”, thotë Kotani. Festivali i këngës u zhvillua në tre net në Pallatin e Kongreseve, por për kompozitorin Miron Kotani problem ishte dhe skenari.

“Varfëri e madhe në skenar”, – thekson ai.

Me kritika kompozitori Miron Kotani thotë se ajo panoramë për të kaluar lumin nuk justifikon 60-vjetorin. “U kënduan shumë këngë, që nuk ishin këngë festivalesh e munguan autorët më të spikatur në vite. Për të ardhur keq mospërfshirja e anashkalimi i shumë artistëve të mëdhenj të këngës sonë. Një panoramë sa për të kaluar lumin me shoqërim thjesht në pianofort nuk justifikon 60- vjetorin gala” – vlerëson, Kotani.

Lexo po ashtu:  Trendi global prek edhe Shqipërinë, kemi më shumë akses në celular se në tualet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *