Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas një njofitmi për media thuhet se në kuadër të këtyre inspektimeve janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas analizave laboratorike u gjetën vaj palme në 4 produkte të qumshtit – prandaj z. Muja i bën thirrje Prokurorisë për hetim

“Konkretisht, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte: Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L, Holla Cooking Cream – 1 L, Garden Milk – 1 L, Spec me krem VIDAS – 1 kg, Magic Cream – 400 g, Schmand 18% – 800 g, Djath i bardhë 100% – 250 g”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi. Po ashtu, IQMT u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që, nëse hasin në treg ndonjërin nga produktet e lartcekura, të ndaluara për shitje nga AUV, ta raportojnë rastin përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
