Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se ka arritur në 361 numri i vdekjeve në Kinë si pasojë e koronavirusit të ri me origjinë nga qyteti Wuhan.
Shifra është shpallur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), dhe tejkalon vdekjet e shkaktuara nga sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars) i cili në 2002-03 shkaktoi 349 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Aktualisht, perhapja totale e koronavirusit është 17,205, më shumë sesa trefishi i 5,327 të Sars. Të paktën 24 provinca dhe bashki kineze, të tilla si Shanghai, Chongqing dhe Guandong, shtynë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe të prodhimit deri më 10 shkurt nga frika e infeksionit të koronavirusit të Wuhan, citon TgCom.
