Trashëgimia kulturore e pasur e vendit tonë dita ditës po degradohet. Ky fenomen po ndodh edhe me monumentet më të rëndësishme siç janë qytetet muze të Beratit dhe Gjirokastrës, për të cilat akademiku Emin Riza vendos theksin te mungesa e fondeve qe kanë sjellë situatën deri në këtë fazë.

Emin Riza: Fondet janë një problem shumë i madh. Fondet që duhen për restaurimin e monumenteve janë fonde relativisht të ulëta në krahasim me buxhetin e shtetit.
Gjithashtu Riza si njohës i mirë i dosjeve të trashëgimisë kulturore bën fajtore Ministrinë e Kulturës për gjendjen e amortizuar të këtyre monumenteve.

Emin Riza: Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë e vet, sepse ajo duhet ta bëjë çështje sepse kur e bën çështje Ministria e Kulturës është më prekëse për institucionet më të larta sesa ministria sesa kur e bën kërkesën Institi i Monumenteve.

Shqipëria cilësohet si një vend me resurse të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore materiale dhe si e tillë, disa monumente janë në mbrojtjen e UNESCO. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Shokohet nëna. Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *