Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht. Sipas mediave të huaja, vendimi u mor sot, të dielën, në mëngjes pa i dhënë asnjë shpjegim ushtrisë. Urdhri ishte i thjeshtë “kthehu”, shkruan Bild, duke shtuar se të gjitha takimet e gjermanëve të planifikuara për sot në Grenlandë u anuluan me nxitim.

Tani për tani, megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendimi i Berlinit lidhet me kërcënimet e Trump të shtunën për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë që dërguan trupa në Grenlandë apo nëse lidhet me arsye të tjera.

Lexo po ashtu:  A mund të bindë Basha ndërkombëtarët?
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com