Artan Zymberi nga Peja, por me nënshtetësi norvegjeze ka ndërruar jetë në një burg të Beogradit.

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në Norvegji, ku atje do t’i kryhet edhe autopsia.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi.

“Trupi i pajetë i është dorëzuar shtetit të Norvegjisë dhe tani jemi në pritje të autopsisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë përhapur lajmin duke e aluduar se shkas për vrasjen e tij mund të kenë qenë tatuazhi i Adem Jasharit që e kishte në gjoks së bashku me emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.

Lexo po ashtu:  Shqetësuese, Kosova me 980 pacientë të prekur nga Covid-19. Qeveria Hoti dështon në mbrojtjen e shëndetit publik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *