Një modele e zhdukur që ra në det gjatë një stuhie jashtë Sao Paulo është gjetur e vdekur.

Bashkëshorti Caroline Bittencourt, Jorge Sestini u shpëtua të dielën rreth dy orë pasi u hodh në ujë në një përpjekje të dështuar për ta shpëtuar.

Trupi i 37-vjeçares u gjet në det pasditen e së hënës dhe u tërhoq jashtë. Caroline u hodh në det pasi u përpoq të shpëtonte dy qenushët e saj që kishin rënë në ujë.

Qenushët ranë në det për shkak të një stuhie. Në anije ndodheshin vetëm Caroline, bashkëshorti i saj dhe qentë.

Jorge u hodh në ujë për ta shpëtuar por stuhia e fortë i ndau nga njëri-tjetri. Atij iu desh të notonte 3 orë drejt bregdetit për të mbijetuar.

Tragjedia ndodhi kur çifti, që u martua në janar, ishte afër Ilhabela, një ishull i madh pranë Sao Paulos. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Kokaina në Kosovë/ 7 të arrestuar, sekuestrohen mijëra para, armë e municione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *