Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje ka përjashtuar nga partia asamblistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, i cili bashkë me katër persona tjerë janë kapur në Tiranë duke trafikuar substanca narkotike.

Vendimin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, i cili ka thënë se “pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast”.

“Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Më tej ai ka shkruar se “Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”.

Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është pjesë e një grupi prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.

Lexo po ashtu:  Babi, Mami, përdorimi i celularit para fëmijëve tuaj po lëndon ndjenjat e tyre dhe po ju largon nga njëri-tjetri

Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Punisher 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *