Dy djem në Kukës, janë identifikuar nga policia lokale si abuzues seksualë me një vajzë me aftësi të kufizuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Kosova, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Kronologjia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kukës, ku dy vëllezër kanë përdhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara.

Nga ana e efektivëve të qytetit verior, pasditen e kësaj të diele u bë arrestimi i vëllezërve Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në fshatin Lojme, Kukës.

Lexo po ashtu:  “Der Standard”: Në Shqipëri po mbyllen mediat kritike ndaj qeverisë

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Kosova, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit.

Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *