Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është ndërmarrë hapi i parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptarePërmes një njoftimi publik, Sveçla bëri të ditur se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të merret me analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e këtij institucioni të ri të sigurisë.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar ai.
Sipas Sveçlës, krijimi i Xhandarmërisë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe sovranitetit të vendit.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, ka thënë ai.
Ai shtoi se Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve shtetërore për përballimin e kërcënimeve të sigurisë.
“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë”, përfundoi Sveçla.
