Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka shpërndarë një qëndrim të ambasadorit Jean Hubert-Lebet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e kishte thënë në majin e vitit 2019.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në përshkrimin e këtij qëndrimi të Lebet thuhet se “Është koha për të kujtuar mësimet e marra përgjatë lehtësimit dhe ndërmjetësimit në proceset e paqes”.

Në pikën e parë të këtij qëndrimi thuhet se ndryshimi i kufijve nuk është një ide e cila mund të funksionojë.

Ndërkohë në pikën dy thuhet që nuk duhet të imponohet një marrëveshje.

“Besimi në mes të palëve dhe vullneti për të arritur një marrëveshje në të dy anët është jetik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, në këtë reagim të ambasadës thuhet se procesi i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Lexo po ashtu:  Qeveria e konsideron të panevojshëm projektligjin për pandeminë

Sipas Ambasadës së Zvicrës “nënshkrimi i marrëveshjes nuk është pika kyçe, përmbyllja e procesit të zbatimit të një marrëveshjeje vërtet e bën ndryshimin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *