Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të Përgjithshme të UNËTO-s , anëtarët diskutuan për pezullimin e Rusisë nga Organizata , siç u vendos nga Këshilli Ekzekutiv i UNWTO-së në mbledhjen e tij urgjente muajin e kaluar.

Delegacioni rus nuk pranoi të flasë për të mbrojtur pozicionin e tij, dhe në vend të kësaj njoftoi tërheqjen e tij nga UNWTO përpara se të zhvillohej debati.

Kuvendi votoi pro pezullimit, duke tejkaluar shumicën e kërkuar prej dy të tretash.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa tërheqja vullnetare hyn në fuqi vetëm një vit pasi një Anëtar dorëzon një komunikim zyrtar përmes kanaleve përkatëse.

Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO-së Zurab Pololikashvili tha: “Anëtarët e UNWTO-së kanë dërguar një mesazh të qartë: Turizmi është një shtyllë e paqes dhe miqësisë ndërkombëtare dhe anëtarët e UNETO duhet t’i mbështesin këto vlera ose të përballen me pasoja, pa përjashtime.

Lexo po ashtu:  “Ata që po kërkojnë gjendje të jashtëzakonshme, nuk do duhej të na i kishin vjedhë taksat për 20 vjet rresht”

Kjo Asamble e Përgjithshme emergjente tregon se veprimet e Rusisë janë të pambrojtshme dhe në kundërshtim me vetë parimet e UNWETO dhe të qeverisjes ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *