Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Organizatorët kundër Gjykatës Speciale ata që e votuan themelimin e saj

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Por paradoksi politik është i qartë: sot protestojnë kundër një gjykate që vetë e themeluan dhe e votuan në Kuvendin e Kosovës.

Ata që atëherë votuan për themelimin e Gjykatës Speciale të Hagës, sot dalin në rrugë kundër saj. Mirëpo, një marshim, sado masiv të jetë, nuk mund ta zhbëjë një votë parlamentare dhe një vendim politik të marrë në Kuvendin e Kosovës.

Nëse synohej ndryshimi i kësaj gjykate, pyetja është: pse nuk u kundërshtua atëherë, kur kishte rëndësi vota e deputetëve?

Sot, efekti i protestës është kryesisht simbolik. ZERO! Vendimi që peshonte realisht ishte ai i Kuvendit të Kosovës kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale.

Lexo po ashtu:  27 vendime të rëndësishme/ Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, ja vendimet që u morën sot

Politika nuk matet vetëm me atë se sa njerëz dalin në rrugë; matet edhe me atë se si votohet kur historia kërkon përgjegjësi.

MekuliPress: Ne ishim kundër që në fillim

Ne, redaksia “MekuliPress”, jemi krenarë që që nga fillimi kemi qenë kundër planit për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Sot, zhvillimet dhe faktet që kanë dalë në pah po dëshmojnë se shqetësimet dhe qëndrimi ynë nuk ishin pa bazë.

Ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin sipas rrethanave politike. Kemi qenë kundër Gjykatës një etnike atëherë dhe jemi kundër edhe sot.

Historia shqiptare do t’i gjykojë jo vetëm ata që e ngritën këtë gjykatë, por edhe ata që sot shtiren sikur nuk kanë qenë pjesë e themelimit të saj.

Redaksia MekuliPress