Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për Rezervat e materialeve shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancës të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ku parashikohet që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidentin kjo është një tjetër kompetencë që kryeministri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001.

Pikërisht ky delegim që jep ligji nr. 37/2019, tek organi i Këshillit të Ministrave, është i ndaluar sipas parashikimeve të ligjit nr. 8743/2001, i cili kërkon që pronat e paluajtshme publike apo pronat e paluajtshme të shtetit tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligj, dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në funksion zhvillimit të pronës nga njësitë vendore mazhoranca ka bërë ndryshime edhe në një tjetër ligj, atë “Për vetëqeverisjen Vendore”.  Kreu i shtetit kërkon rishikimin e neneve 3 dhe 4, pasi sipas tij formulimi i ri u jep të drejtën Këshillave Bashkiakë të miratojnë me shumicë të thjeshtë tjetërsimin e pronave, kur ligji i mëparshëm përcaktonte që vendimarrja të bëhej me jo më pak 3/5 e këshillave.

Lexo po ashtu:  Lista Serbe kërkon nga Serbia të shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste

Sinkron…..Nëse Kuvendi i Shqipërisë, vlerëson ti japë autoriteteve vendore një kompetencë të re ligjore, që përfshin të drejtën për të bashkëpunuar me subjekte apo personave privatë për zhvillimin e pronës në pronësi të autoriteteve vendore, atëherë kjo e drejtë për të zhvilluar pronën, e cila përbën një nga mënyrat e tjetërsimit të pronës, duhet të përfshihet në ato raste ku vendimi për këtë çështje duhet të merret me një shumicë të cilësuar në Këshillin Bashkiak.

Refuzimi i këtyre akteve nga presidenti u shtohet disa ligjeve që kreu i shtetit i ka kthyer për rishqyrtim, duke nisur që nga ligji për uljen e tatimit për lojërat e fatit, ligji  teatrin, ai për Kadastrën, dhe deri te ligji për vettingun e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *