Xhamia e fshatit Vërboc të komunës së Drenasit është djegur dhe demoluar gjatë ditës së shtunë nga persona ende të panjohur.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Drenasit, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook.

Por përveç kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe deputetes së PDK-së nga kjo komunë, Ganimete Musliu, asnjë personalitet politik dhe as ndonjë institucion shtetëror nuk ka reaguar.

Madje as Bashkësia Islame e Kosovës.

“Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi”, thuhet në reagimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka ftuar organet e rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti

Lexo po ashtu:  Po filmonte live në rrjetet sociale/ E përplas treni, humb jetën këngëtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *