Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Gjon Muharremi.

Përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2020 do të jetë artisti shqiptar me banim atje, Gjon Muharremi. Kënga titullohet “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears,

Thuhet se autoritetet nga Zvicra do të njoftojë për përfaqësuesin e saj për në Eurovision 2020, më 4 mars. Transmetuesi SRF ka dhënë të dhëna për artistin dhe këngën, por tani tifozët e Eurovision-it kanë bërë disa gërmime dhe kanë zbuluar edhe një emër të mundshëm si përfaqësues të Zvicrës në Eurovision. Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Gjon Muharremi.

Fansat kanë zbuluar një këngë të shtuar rishtas në listë dhe në bazën e të dhënave që regjistron kompozime nga kantautorë zviceranë. Kënga titullohet “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears.

Vlen të theksohet se Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë shqiptare.

Lexo po ashtu:  Ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet

Ai njihet në Shqiptari sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në “The Voice”, shkruan kultplus.

Titulli i këngës së Gjonit, që po pretendohet për në Eurovision, është një frazë frënge “Repondez-moi” ose “Përgjigjmu mua”.

Ndërsa Shqipërinë në Eurovision, këtë vit do ta përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Shaj”, të cilën do ta interpretojë në gjuhën angleze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *