Talentet shqiptre në muzikë në mbarë botën janë duke u shtuar. Pas Rita Orës, Bebe Rexhës, Dua Lipës, Era Istrefit, një tjetër zë po lakohet në median botërore. Bëhet fjalë për këngëtaren Ava Max.  Vajza me origjinë nga Saranda po rritet dita ditës në tregun amerikan dhe atë botëror.

Ajo ka qenë e ftuar në ‘Rai Uno’ ku ka folur shqip dhe është treguar krenare për rrënjët e saj shqiptare.

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, i tha moderatori I emisionit Fabio Fazio.

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max dhe kaq mjaftoi që video të bënte xhiron e rrjetit.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha gatuan fasule gjatë intervistës për British Vogue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *