Sipas të dhënave nga faqja Worldometers, Mali i Zi është në vendin e tretë në botë në numrin e rasteve të koronavirusit për një milion banorë, raportojnë mediat malazeze.

Vetëm Andorra (80,917) dhe Bahrejni (49,707) janë përpara Malit të Zi, i cili sipas faqes ka 49,454 raste për një milion banorë.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale shëndetësore, 11,132 raste të infeksionit janë aktualisht aktive në Mal të Zi, ndërsa 31,062 raste të sëmundjes janë regjistruar që nga fillimi i vitit, gjë që tregon se më shumë se pesë për qind e qytetarëve ishin të infektuar me koronavirus.

Në Malin e Zi, 439 pacientë kanë vdekur si rezultat i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, e cila, sipas worldmeters.info, e bën atë vendin e 17-të në botë për nga numri i vdekjeve (699) për një milion banorë.

Lexo po ashtu:  “Milogorci, Shiptari unë do tju vë flakën të gjithëve. Do të ju presim kokat, nuk do të ketë asnjë kokë”/ Arrestohet ‘fashistja serbe’, pasi kërcënoi shqiptarët dhe malazezët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *