Kryeministri Edi Rama, nuk tërhiqet nga plani për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projekti i ndërtimit të një godine të re në truallin e tij.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama kur u pyet për këtë çështje dhe paralajmërimin e Presidentit Meta për një padi në Kushtetuese, tha se kushdo ka të drejtë të ketë opinionet e tij, por në fund vendos shumica, që në rastin konkret është mazhoranca dhe PS që kanë vendosur ta shembin.

“Është një proces për të cilin jam shprehur. Ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të ri kombëtar të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh teatrin e ri kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Nuk shoh sesi pakica mund të imponohet në vendimmarje”, – tha Rama.

Lexo po ashtu:  Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *