Kim Jong-nam, gjymë vëllai i liderit korano verior, Kim Jong-un, ka qenë një informator i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA.

Lajmi përcillet në gazetën “Wall Strret Journal” që citon një persona që ka patur dijeni për çështjen në fjalë.

Sipas këtij burimi, Kim Jong-nam udhëtoi drejt Malajzisë në shkurt të vitit 2017 për të takuar kontaktin e tij të CIA-s, ndonëse ky mund të mos ketë qenë qëllimi i vetëm i atij udhëtimi. Megjithë këtë implikim, zyrtarë të ndryshëm të shërbimeve amerikane pohojnë se Jong-nam nuk ishte në gjendje që të ofronte hollësi apo sekrete për regjimin e Phenianit që drejtohet nga i vëllai i tij, Kim Jong-un.

Të njëjtat burime pohojnë se Jong-nam ka qenë në kontakte edhe me shërbime të tjera përfshirë ato kineze, mesa duket në përpjekje për të marrë mbështetje për ambicien e tij për drejtimin e vendit pas vdekjes së ish-liderit, Kim Jong-il.

Ai u vra në vitin 2017 në Malajzi nga dy femra që i hodhën VX në fytyrë, një armë kimike e ndaluar. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Amanet fëmijët”/ Vëllai rrëfen telefonatën e fundit të Fiqiriut pas ngjarjes në Klos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *