Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Fakte të dhimbshme…

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sonte prapë u tentua të deformohet e vërteta për Gjykatën Speciale nga ata që e shtynë përpara këtë krijesë anti-UÇK.

A e dëmton kjo gjykatë luftën e drejtë të UÇK-së?
Krejt po thonë: Po.

A i cenon themelet e shtetit tonë kjo gjykatë?
Mund të ndikojë.

A iu është mbivendosur sistemit tonë të drejtësisë?
Po.

A e ka votuar Lista Serbe, ashtu si shumica e deputetëve të PDK-së?
Po.

A është diskutuar me opozitën e asaj kohe se si të veprohej?
JO.

A ju janë dhënë propozime të tjera nga opozita dhe njohës të fushës për ta shmangur këtë vendim?
Po. Ekzistojnë fakte publike.

A keni mundur të jepni dorëheqje e të mos e çoni përpara?
Po, nëse do të kishte zotëruar arsyeja mbi lakminë për pushtet.

Lexo po ashtu:  Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsi në ceremoninë vjetore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës

Tash, duke i njohur të gjitha këto fakte paraprakisht, po pret të të besojmë në dokrra patriotike.
Jo, zotëri.

Është e turpshme të përmendet sakrifica individuale përballë dëmit kolosal që po i bëhet historisë sonë.

Uroj të lirohesh ti dhe bashkëluftëtarët e tjerë që i ke marrë në qafë me këtë gjykatë. Por, sa të jesh gjallë, dije se ti dhe ata që i ndiqnit deputetët skutave të Presidencës dhe Kuvendit për t’i detyruar të votonin këtë krim, do të mbaheni përgjegjës për këtë tradhti.

Dije se i ke hapur rrugë njollosjes së luftës, sakrificës së dëshmorëve dhe vetë historisë së lavdishme të saj.

E neve, qytetarëve kundërshtues që nga fillimi i kësaj gjykate, na mbetet të vazhdojmë të mbrojmë interesin shtetëror dhe kombëtar, t’ju mbrojmë edhe juve që dikur na shkelnit me çizme, pse tentonim t’jua bënim me dije se çfarë gabimi po bënit.

Sepse, UÇK-ja dhe historia e saj janë të lidhura ngushtë me themelet e shtetit dhe kombit tonë.

Lexo po ashtu:  KUJTO! Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur eshtra që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Alban Krasniqi
Ish-ushtar i UÇK-së në Njësitin LUMI
Nënoficer i ZKZ-së në Brigadën 122 “Imer Krasniqi” të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut